Profili i Kompanise
VESHTRIM I PERGJITHSHEM
Dorina Mele Company ( sot - Ivoclar Albania ) ka filluar aktivitetin në Tiranë më 1998 si klinikë dentare dhe distributor i aparaturave dhe materialeve të konsumit për mjekë dhe laborantë dentarë.
Depoja dentare është Distributor i autorizuar i produkteve të kompanive të njohura Ivoclar Vivadent, BegoDental , Bego Implants , KavoKerr ,WP-Dental , Renfert , Komet Brasseler, DentalFarm , Maxstir Ceka, Rhein83 , Sagemax , Sunstar , Waterpik , Dr. Martin Schwarz , Medentis , Alpro Medical, Carl Martin , Asa Dental, etj ... Në vitin 2003 kemi hapur Kolegjin e Lartë të Teknikëve Dentarë sot Akademia Ivodent www.ivodent.edu.al i cili funksionon edhe si një qëndër trainimi e certifikuar e kompanive Ivoclar Vivadent AG dhe Bego Dental në mbështetje të klientëve tanë duke bërë në këtë mënyrë të mundur percjelljen e teknologjisë më të fundit përmes trajnimeve të organizuara në Shqipëri, Gjermani dhe Zvicër për cdo vit. Gjatë vitit 2008 kemi krijuar një organizim nderkombetar të klinikes dentare duke angazhuar mjeke gjermane te ndare me specialitete si kirurgji implantare dhe një laborator modern që u jep mundësinë pacientëve të huaj dhe shqiptarë që të ketë një ndihmë shumë të kualifikuar dentare. Kompania ka vendosur një bashkëpunim të vazhdueshëm me kolegë, dentistë dhe teknikë të dhëmbëve në nivel ndërkombëtar. Ne mund të përmendim bashkëpunimin që nga janari 2008 me Dr. Peter Schraegle nga Mynih i cili asiston ndërhyrje kirurgjikale si implantologji, ekstraksione, dhe plastikë të indeve të buta dhe të forta, ose bashkëpunimin me kolegun tonë teknik dentar Z. Artur Battenfeld .
Ne Prill te vitit 2014 klinika dentare ka filluar trajtimet ortodontoke fikse dhe te levizshme ne bashkepunim me studion dentare Sternklinik ne Gjermani - Dr. Knut Thedens.
Ne vitin 2020 kemi implementuar ne klinike trajtimin GUIDED BIOFILM THERAPY teknologji zvicerane e kompanise EMS
e cila mundeson higjienizimin e thelle dhe pa dhimbje nepermjet aplikimit te grimcave sferike me presion te larte mbi siperfaqen dhe xhepat periodontale .
Ne vitin 2020 kemi hapur departamentin e laboratorit digital me Implementimin e Skanerit dhe softwareve te kompanise 3 Shape, aparatures Programill PM 7 si dhe printerit 3D Varseo S
Materialet e dhe aparaturat e përdorura në klinikë dhe në laborator janë me origjinë nga kompanite gjermane e zvicerane leader ne fushen e stomatologjise sepse ne jemi importuesit e drejtpërdrejtë të ketyre prodhuesve në Shqipëri.
Në këtë faqe ju do të gjeni një informacion të detajuar për cdo lloj shërbimi që ofrojmë.
Ju falenderojmë që keni mirësinë të na vizitoni nëpërmjet faqes sonë të internetit.